Duka pas fitores me bullgarët: Shqipëria mbyll perfekt muajin

Armand Duka po merr suksese të jashtëzakonëshme me Kombëtaren e Silvinjos këto muaj të fundit. Pasi Kombëtarja arriti të pushtojë Grupin E në kualifikuese të Euro 2024, teksa kryeson me 13 pikë, edhe këtë mbrëmje skuadra kuqezi arriti të imponohet ndaj Bullgarisë në miqësore 2-0.

Në një postim në Facebook, Presidenti i FSHF ka ndarë këtë moment ekzaltues të skuadrës dhe të tijin me miqtë e shumtë.

Duka:

Nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë. Kombëtarja shqiptare na dhuroi gëzim të pamasë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa sot na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer. Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacionin e parë ashtu edhe në stol.

Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit.

Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim pëgatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!