Stoiçkov nxjerr vrer ndaj Luis van Gal

Kombëtarja e tij Bullgaria në krizë totale teksa renditet e fundit në Grupin G kualifikues Euro 2024. Nesër në orën 18:00 Shqipëri- Bullgari miqësore…

Hristo Stoiçkov kujtoi periudhën në të cilën ai drejtohej nga Luis van Gal në Barcelonë me deklarata mjaft të ashpra për ish-trajnerin e Holandës:

“Nuk dua t’ja përmend emrin e tij. Kur flitet për të, nuk mendoj për asgjë. Ishte një profesionist i madh, askush nuk e mohon këtë, dhe metodat e tijtë stërvitjes ishin të mira, por unë kurrë nuk e kam pëlqyer atë si person.

Askush nuk e do atë. As unë nuk jam mirë në gjithçka, por unë po përpiqem të përmirësohem. Sigurisht që nuk dua të jem si ai: një gënjeshtar me të cilin nuk dua të humbas asnjë minutë. Nuk ia vlen”, tha ish-fituesi i Topit të Artë për Relevo./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!