Jashtë ‘Euro 2024’, trajneri i Suedisë gati dorëheqjen

Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë Suedinë dhe t’i lejojë skuadrës së Jan Anderson të kualifikohet në Euro 2024. Skandinavët janë shtatë pikë prapa Belgjikës dhe Suedisë me tre ndeshje të mbetura në fazën e grupeve objektivi duket vërtet i pamundur.

Sipas Aftonbladet, trajneri teksa drejton Suedin që nga viti 2016 ka vendosur të japë dorëheqjen në rast humbje në ndeshjen e radhës të Grupit F, atë vendimtare ndaj Belgjikës.

Këto janë fjalët e tij: “E vetmja gjë në kokën time ishte se do të shkonim në Kampionatin Europian, por pas disfatës ndaj Austrisë ka pikëpyetje për të ardhmen time dhe prandaj duhet të sqarojmë gjërat”, ka deklaruar trajneri në një deklaratë. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Ndërkaq Grupi F kryesohet nga belgjika me 13 pikë. Po aq ka dhe Austria. Suedia vjen e treta me 6 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!