Ballkani rrënohet në Bullgari
Champions League, kualifikuese:
Ludogorets – Ballkani 4-0 (4-2)
Dorëzohet edhe Ballkani i Ilir Dajës në Champions League. Edhr pse në avantazhin e 2 golave të sfidës së parë, në kthim kampionët e Kosovës u përmbysën nga bullgarët e Ludogorets me shifra të thellë.
Vendasit dominuan sfidën dhe arritën të barazonin shifrat e rezultatit të përgjithshëm që në pjesën e parë dalë dygolëshit të Tekpetej.
Gjatë pjesës së dytë për Ludogorets do të shënohen dhe 2 gola të tjerë gjatë fraksionit të dytë. Tisera dhe Kaio firmosën kualifikimin për bullgarët dhe eleminimin për Ballkanin.
Edhe për skuadrën kampione të Kosovës do të ketë një mundësi të dytë në arenën europiane por tashmë në Conference League./Sara Gjidiaj/