Duka: Promovojmë kampionatin, më shumë garë më shumë spektatorë

Janë mbledhur sot në FSHF presidentët e 10 skuadrave të Superiores për të diskutuar lidhur me ndryshime të mundëshme të formatit të vitit 2024/2025 por dhe disa risi të tjera me skemën brenda garës sezonale.

Të pranishëm presidenti I FSHF, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, drejtuesi i Departamentit Ligjor, Aldi Topçiu.

Që në fillim të takimit, Presidenti Duka theksoi se synimi është rritja e garës, numrit të spektatorëve dhe të ardhurave.

Duka:

“Objektivi për këtë propozim ose të propozojmë me më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv. Për këtë departamenti i garave, përveç studimeve që ka bërë në të gjithë kampionatet e Europës, në bashkëpunim me UEFA-n ka nxjerrë disa propozime. Është një bërë një mbledhje në nivel tjetër me drejtuesit e klubeve të Superiores.

Bëjmë këtë konsultim, pastaj të marrim një vendim për të ndryshuar diçka në sezonin 2024-25, apo në sezonin e ardhshëm, ose të qëndrojmë kështu siç jemi. Padyshim që skemat e propozuara, që do të ketë më shumë spektatorë në stadium, duke shfrytëzuar dhe stadiumin “Air Albania”-n, do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë për klubet dhe me më shumë tifozë. Unë dhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen. Edhe drejtuesit e klubeve apo drejtues të tjerë që kanë qënë më parë.

Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, dhe do paraqitet nga Marjusi (Drjtori i departamentit të Garave në FSHF; *red) janë disa karakteristika pozitive që i kemi ne, diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq i madh. për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë.

Mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre apo katër faza dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra në skema të ndryshme, ose ndarje me “play off”, kryesisht këto ndeshje të luhen në “Air Albania” si sipas statisikave ka më shumë tifozë. Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera. Mesatarja e tifozëve me 14 000 spektatorë në derbe.

Më tej fjalën e ka marrë Drejtori i Departametit të Garave në FSHF Marjus Sulejmani i cili ka paraqitur obsionet e mundëshme sipas një pakete ardhur nga UEFA.

Në fund, u la që në ditët në vijim, Departamenti i Garave së bashku me Departamentin Juridik dhe atë të Marketingut të finalizojnë dokumentin përfundimtar nisur dhe nga sugjerimet e bëra nga klubet, që parimisht ishin dakord për të bërë ndryshime dhe më pas materiali do t’i dërgohet Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për miratim

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!