Prishtina nuk licensohet në UEFA, FFK në njoftim

Superliga e Kosovës ka mësuar sot skuadrat e licencuara për garat evropiane. Janë konfirmuar Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva dhe Trepça ’89.

Ndërkaq nuk kalojnë këtë proces Prishtina, Ferizaj dhe Drenica.

Njoftimi i FFK-së:

19 maj, 2023 – Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së. Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar.

Klubet e licencuara janë:
FC Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Dukagjini
FC Llapi
FC Malisheva
FC Trepça ‘89
KFF Mitrovica
KFF EP Hajvalia

Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:
FC Prishtina
FC Ferizaj
KF Drenica/Foto:FFK Facebook)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!