Lirohet Ademi, presidenti menjëherë në FFK
Lajm i mirë për FFK-në. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar nga arresti në shtëpi dhe kthyer në vendin e tij të punës.
Ademi kishte rreth një muaj në arrest shtëpie, ndërsa këtë paradite të 18 prillit ka fituar lirinë.
Aiu arrestua më 22 mars, mbi akuzat e abuzimit me detyrën dhe shmangies nga taksat, pikërisht në institucionin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Për të dalë në një vendim sot ndërsa prokurori i çështjes ka dalë në përfundimin se kreu i Federatës së Kosovës nuk lidhet direkt me pretendimet për evazion fiskal duke i komunikuar lirinë. Menjëherë mësohet se Agim Ademi është kthyer në vendin e punës në zyrat e FFK-së./Sportiim.al/