Uzuni tripletë, klubi e ngjit në piedestal

Granada shkruan: “Ndaleni këtë njeri!”. Myrto Uzuni “i pabindur” shënon tre herë.

Myrto Uzuni ishte protagonist në fitoren e sotme të Granadës përballë Vijareal B në shifrat 3-0. Sulmuesi kuqezi bëri gjithçka vetë teksa gjeti rrjetën tre herë në 90 minuta.

Uzunit i mjaftuan shumë pak sekonda lojë që të shënonte golin e parë. Pas një asisti nga Jorente, beratasi nuk mund të gabonte përballë portierit dhe dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Granadën në avantazh.

Vetëm 10 minuta më pas, është sërish Uzuni që këmbëngul në zonë dhe detyron portierin kundërshtar të shkaktojë penallti, të cilën vetë sulmuesi e kthen në gol.

Serinë e golave sulmuesi i kombëtares e mbyll në minutën e 82′-të, sërish me një 11-metërsh duke vulosur përfundimisht fitoren e skuadrës së tij.

Kujtojmë që Uzuni shënoi edhe në ndeshjen e kaluar duke e çuar në 4 numrin e golave në 3 ndeshje të luajtura deri më tani në “Secunda Divizion”/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!