Çështja Sala, KAS jep vendimin
- Futbollisti argjentinas Emiliano Sala, u nda nga jeta në një mënyrë tragjike në vitin 2019, pas një përplasje me avion, teksa po udhëtonte në Britaninë e Madhe për të firmosur me klubin e tij të ri, Kardif. Që nga ajo kohë, klubet akuzuan njëri tjetrën për dëmshpërblime e kontrata të papërfunduara.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) deklaroi se kishte refuzuar ankesën e Kardif-it kundër urdhrit të FIFA-s për të paguar një këst të parë prej 6 milionë dollarësh për Nantë lidhur me blerjen e Emiliano Salës.
E gjithë tarifa e transferimit të rënë dakord ishte 17 milionë. Sulmuesi 28-vjeçar argjentinas vdiq në një aksident tragjik me avion përpara se të luante për klubin uellsian i cili më vonë sfidoi përfundimin e marrëveshjes së transferimit.
KAS thotë se gjyqtarët e saj vendosën se transferimi nga Nantës e Ligue 1 te klubi i Kardifit ishte i përfunduar. Megjithatë klubi nga Uellsi ka njoftuar se do ta apelojë më tej vendimin./Sportiim.al/