Tirana/ Shehi pas eleminimit: Mbajeni kokën lart

Bardheblutë u mposhtën 3-2 në të kthimit nga Zrinjski Mostar duke u eleminuar përfundimisht nga kompeticionet europiane.

Pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve Orges Shehi ka mbajtur një fjalim të nxehtë në dhomat e zhveshjes duke përshëndetur e inkurajuar lojtarët.

Në fjalën e tij para futbollistëve pas takimit, durrsaku e ka kaluar indirekt përgjegjësinë te vetja teksa ka thënë:

“Djem, dua ta mbani kokën lart. Nuk keni gabuar ju, kam gabuar unë. Unë e di që ju kishit shumë dëshirë të shkonim më larg dhe të bënim më mirë në këtë aventurë, por nuk qe e thënë. Megjithatë, forca e një skuadre dhe forca jonë ka qenë gjithnjë mënyra se si i menaxhojmë këto momente të vështira.

Ju lumshin këmbët për atë që keni treguar në fushë. E përsëris, përgjegjësia është e imja. Jam unë fajtori dhe mund të kem gabuar unë. Lojtarët mos m’i godisni. Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të pranojmë. Nuk mund të kthejmë asgjë pas.

Jepini, forca. Të gjithë e dimë se futbolli një herë të ngre dhe një herë të ul. Ju duhet ta kaloni me vendosmëri këtë. Keni të ardhmen përpara, duhet të shihni gjithnjë përpara”, Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!