Conference League/ Dështim i frikshëm i skuadrave shqiptare

Rrëzohen të tria skuadrat e Superiores, pajtohen me…”pushimet”

Pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”, shkodranët dorëzohen në Rumani përballë Universitatea Krajovës. Kuqeblutë u mposhtën 3-0 nga skuadra që u eleminua sezonin e shkuar nga Laçi.

Që në pjesën e parë skuadra rumune u tregua më kërkuese dhe pati më shumë raste për të shënuar në krahasim me shkodranët që rrezikuan shumë pak portën e kundërshtarëve.

Zogoviç shpëtoi disa herë të tijtë nga pësimi i golit duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm nga skuadra rumune e cila pas sulmeve të njëpasnjëshme gjen golin e parë në minutën e 58′-të me Mateiu dhe vetëm 4 minuta më pas dyfishon Da Silva.

Në minutën e 82′-të vjen edhe goli i tretë i Krajovës i shënuar nga Gaman.Kështu Vllaznia ndërpret këtu aventurën europiane.

Pak më vonë Laçi nuk ia del përballë moldavëve të Petrokub Hinçestit. Mposhten 4-1 me përmbysje.

Në “Elbasan Arena” kurbinasit kaluan të parët në avantazh me golin spektakolar të Mentor Mazrekaj në minutën e 38′-të.

Në pjesën e dytë përmbyset gjithçka. Kotogoi barazon shifrat në minutën e 54′-të dhe më pas dyfishon Ambros (74′) i cili shënon dhe të tretin në të 75′. Në fund moldavët arrijnë të realizojnë dhe të katërtin me Kojokaru (94′) duke fundosur keqas bardhezinjtë.

Ndërkaq në Mostar, Tirana pëson dy gola në 45 minuta duke e vështirësuar kualifikimin ndaj Zrinjskit. Në start të së dytës shkurton diferencen Ismajgeci në 2-1. Një mundësi për Hasanin e sfumuar dhe në fund goli i tretë nga Çuzhe për boshnjakët, Pa kaluar tre minuta, Redon Xhixha i vidhet mbrojtjes dhe realizon golin e dytë të Tiranës. Rezultati i përgjithshëm 4-2 për Zrinjskin. /Sportiim.al/

Shifrat sot: Në kllapa të vajtjes.

Universitateta Krajovë-Vllaznia 3-0 (1-1)

Laçi-Petrokub 1-4 (0-0)

Zrinjski Mostar- Tirana 3-2 (1-0)

(Foto ilustruese nga Laçi-Petrokub e realizuar nga Petrit Pashollari)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!