Anderleht ‘markë’ fituese, Teuta thyhet në fund

Anderleht sillet si në kohë të arta në të vajtjes me Laçin në ‘Elbasan Arena’. Belgët kanë fituar ndaj kurbinasve me rezultatin 0-3 duke hipotekuar kalimin për më tej në Conference League.

Dy goditje këndi u konkretizuan me gola nga Anderleht, fillimisht me Delkrua në të 27′-n dhe më pas Hëd në të 42′-ën me kokë për 0-2 të fraksionit të parë.

Rafaelov numri 11 i Anderleht në të 61′-ën godet nga jashtë zone duke e gjetur të papërgatitur Sherrin e prerë përfundimisht shpresat e formacionit të Duros për të rihapur takimin. 0-3

Ndryshe nga kurbinasit, Teuta thyhet në fund të takimit pas një goli aksidental shënuar nga një lojtar i ri i skuadrës irlandeze. Emakhu ia doli të devijojë një top që mbeti në zonë për në këndin e djathtë të Frashërit pa faj. Kësisoji Teuta do duhet të provojë mrekullinë për të kaluar Shamrok Rovers pas një jave.

Prishtina ia del në të vajtjes. Kampionët e Kosovës mposhtën në ndeshjen e parë norvegjezët e Bodo/Glimt me rezultatin 2-1 dhe tani në të kthimit do duhet të luajnë mundësitë e tyre për një kualifikim historik.

Rezultatet e vajtjes: Liga e Konferencës turi i tretë:

Laçi- Anderleht 0-3

Shamrok Rovers Teuta 1-0

Prishtina- Bodo/Glimt 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!