Pioli në efektin ‘domino’, del pozitiv

Arkitekti i Milanit aktual, Stefano Pioli, është infektuar me COVID-19. Klubi kuqezi tha mëngjesin e kësaj të shtune, se Pioli iu nënshtrua një testi të shpejtë ku rezultoi pozitiv për Koronavirues.

Për rastin janë informuar autoritetet shëndetësore dhe trajneri, i cili nuk ka simptoma, ka shkuar të karantinohet në shtëpinë e tij. Klubi njofton se testi i është bërë edhe pjesës tjetër të ekipit dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Si rezultat, sesioni trajnues i ditës së sotme është anuluar dhe pritet të vijojë të hënën. Ndeshja e radhës e Milanit teksa kryeson Seria A i vetëm është me Napolin e shqiptarëve Hysaj e Rrahmani.

Njoftimi:

AC Milan raporton që Stefano Pioli rezultoi pozitiv pas një tamponi të shpejtë të kryer këtë mëngjes. Pasi informoi autoritetet kompetente shëndetësore, trajneri, i cili nuk ka asnjë simptomë, u vendos menjëherë në karantinë në shtëpi.

Të gjitha tamponët e tjerë të kryer në grupin e ekipit janë rezultate negative. Trajnimi i sotëm është anuluar. Në varësi të monitorimit të kërkuar nga protokolli federal, ekipi do të rifillojë programin stërvitor në funksion të ndeshjes kundër Napolit të hënën pasdite”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!