Egjiptiani Salah pozitiv…
Një ditë më parë në Egjipt mori çmimin ‘Inspirer’, sot tamponi e nxjerr Salah-un pozitiv.
Sulmuesi egjiptian në forcë të Liverpul Mohamed Salah, rezultoi pozitiv me COVID-19 në Egjipt. Kampioni i Premier, gjëndët i grumbulluar me Egjiptin për dy ndeshjet kualifikuesëve të Afrikës kundër Togos, madje duke marrë edhe një çmim të rëndësishëm nga vendi i tij.
Ndërkohë ishte vetë Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) e cila tha se Salah është i prekur nga Koronavirusi por që nuk ka simptoma.
“Salah doli pozitiv për koronavirus, por futbollisti nuk shqetësime”, tha federata egjiptiane shkurt duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekipit u testuan, nga të cilët Mohamed Salah doli pozitiv.