Gega pozitiv, Hallaçi 37

Ekipi i Kukësit i drejtuar sot nga Rrahman Hallaçi vuajti jo pak për të marrë kualifikimin për 1/8 e Kupës së 69-të të Shqipërise teksa mundi në Pezë-Helmës Besën e Kavajës 2-1.

Nëse Hallaçi sot festoi 37 vjetorin e lindjes me kualifikimin e Kukësit, trajneri i parë Skënder Gega, duhet të festojë fitoren e verilindorëve nga shtëpia.

Përgjigia e tamponit ka rezultuar pozitiv, dhe tropojani do duhet ti nënshtrohet izolimit për të paktën 14 ditë.

Ndërkaq, klubi ndërsa e uron për shërim të shpejtë ia dedikon Gegës kualifikimin duke sjellë para lexuesit edhe konfirmimin se tekniku gjëndet i prekur me COVID-19.

Komunikatë e klubit:

“Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19! Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus. Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!