Kosova U21 fiton me Dakun…

Euro 2021′: Gr 3: Kosovë U21-Andorrë U21 1-0 (Daku 62′)

Kosova U21 prej disa ditësh me probleme të Koronavirusit ia del me formacionin e hedhur në fushë sot ndaj Andorrës të marrë tri pikë. Është ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku ai që sikundër në kampionat me Ballkanin edhe te moshat spikat me nuhatjen e golit.

Daku shënoi në minutën e 62-të për ti dhënë fitoren në ‘Fadil Vokrri’ të tijëve. I lumtur eshe tekniku Rafet Prekazi. Pas takimit trajneri U21 të Kosovës tha për mediat vendase:

Kemi shumë telashe, përfaqësuesja A dhe ne U-21, për shkak se disa lojtarë kanë dal pozitiv me virus. Është dashur të izolohemi, për arsye se kemi lojtarë me virus. Fitoren ua urojë të gjithëve e sidomos atyre lojtarëve të infektuar”.

Ndërkaq në 13 nëntor, Kosova pret Shqipërinë në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!