U21: Kosova pret Austrinë

Kosova nuk ia doli të marrë fitoren dje në Shkup për të luajtur më pas finalen me gjeorgjianët në Nations por sot ‘Dardanët’ e rinj deri në 21 vjeç, kanë një tjetër betejë për të luajtur.

Rafet Prekazi me të tijtë do presë sot në ‘Fadil Vokrri’ Austrinë, në ndeshjen që është programuar të nisë nga ora 19:00.

Kosova e moshave në një grup me Shqipërinë, i ka të gjitha shanset të parakalojë pikërisht kuqezinjtë në dy takimet e saj radhazi në këtë kompeticion.

Nëse fitojnë me austriakët por dhe me andorrianët pas 4 ditësh po në Kosovë, 6 pikët e deritanishme behën 12. Një më shumë se Shqipëria në po aq ndeshje me të cilët do luajnë po në Kosovë gjatë nëntorit (13 nëntor). Ekipi i Prekazit mbyll fushatën në grupe me trannsfertën e Turqisë në 17 nëntor.

Kosova U21, Lista:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!