Skuadra e Vllaznisë pranë bojkotit

Alarm nga kriza e pandemisë globale por në Shkodër kjo krizë thellohet në përmasa galopante. Mirsad Jonuz me të ardhur nga Maqedonia e Veriut, është vënë përballë një situate aspak të mirë teksa futbollistët i kanë kërkuar që përpara se të dilnin në fushë, duhej të takoheshin administratorine klubit, Suad Lici.

Mediat sportive raportojnë se futbollistët kërkonin garanci për pagat e prapambetura teksa në total thuhet se janë 4. Prej katër muajsh futbollistët nuk janë paguar, por nga ana tjetër, ata kërkonin që të dinin nga administratori se çfarë do të bëhet me kontratat e tyre, pasi shumicës u përfundojnë më 31 maj.

Edhe pse Lici nuk është shfaqur, Jonuz i ka bindur lojtarët për të zbritur në fushë, por me kushtin që nesër të takojnë patjetër administratorin Lici.

Një situatë e nderë, e cila vjen teksa në Shkodër po flitet gjithnjë e më shumë për afrimin e presidentit të basketbollit shkodran Xhaferi edhe te futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!