Koronavirusi, “dorëzohet” edhe Bjellorusia

Federata Bjelloruse e Futbollit, më së fundi është dorëzuar. Ajo u detyrua të shtyjë dy ndeshje, sepse futbollistët e dy skuadrave (Minsk në divizionin e parë dhe Arsenal Dzerzhinsk në të dytën), pas analizave mund të ishin të infektuar me koronavirus.

Minsk dhe Neman Grodno duhej të luanin të premten, ndërsa Arsenali do të duhej të përballej me Lokomotiv Gomel të shtunën.

Në Bjellorusi, kampionati kombëtar i futbollit ka vazhduar edhe gjatë pandemisë Covid-19, pavarësisht se infektimet me koronavirus, sipas njoftimeve zyrtare që raportohen nga ky vend, gradualisht janë ulur ndjeshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!