Humbi penalltinë, Jilmaz tërhiqet nga kombëtarja turke
Humbja e penalltisë nga Burak Jilmaz dëshpëroi pa fund miliona tifozë turq anembanë botës duke i hequr mundësinë ekipit të Stefan Kuntz për të shpresuar te bileta e Katar 2022′.
Ndaj Portugalisë humbur (3-1) teksa shifrat ishin 2-1 sulmuesi turk pati vemendjen edhe të një tifozi me pistoletë në dorë. Para se ai të nisej për te topi dhe ta godiste atë drejt portës kundërshtare nga pika e bardhë, tifozi nga banesa e tij kishte drejtuar pistoletën drejt televizorit.
Ai e shkrehi direkt në ekranin e televizorit fill pasi pa se Burak Jilmaz e dërgoi sferën në ‘stratosferë’.
Ndërkaq mes dëshpërimit të madh personal e me sytë gati të përlotur, kapiteni Jilmaz pas ndeshjes deklaroi tërheqjen nga kombëtarja. /Sportiim.al/