Abramoviç/ Zelensky kërkon heqjen e sanksionëve
Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç prej gati një muaji është përndjekur nga sanksione të shumta. Miku i Putin i cili urdhëroi luftën në Ukrainë më 24 shkurt, ka marrë goditje të njëpasnjëshme duke bërë që biznesi i tij të pësojë rënje drastike.
‘Wall Street Journal’ raporton se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi homologut të tij amerikan Xho Bajden të mos sanksiononte Roman Abramoviç, për të lehtësuar negociatat e paqes.
Oligarku rus, subjekt i sanksioneve, po përpiqet të lidhet me presidentin rus Vladimir Putin aq shumë sa që javët e fundit i ishte kërkuar të merrte pjesë në negociatat e paqes në Gomel, siç tha Alexander Rodnyansky, regjisor dhe producent filmash ukrainas.