Klitçko: Faleminderit europianë
Ish-kampioni i Botës në peshat e rënda në Boks, ukrainasi Vitali Klitçko, ka vijuar të jetë aktiv me situatën e rëndë të vendit të tij pas sulmit ushtarak të Rusisë.
Pak çaste më parë, Klitçko ka postuar në Twitter një video falenderuese për të gjithë europianët që kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë Ukrainën në ditë të vështira.
Vedio-postimi i Klitçkos:
“Faleminderit të gjithë miqve tanë evropianë që mbështesin Ukrainën dhe ukrainasit me gjithë zemër dhe që duan të na ndihmojnë. Në bankat kombëtare të vendeve të ndryshme janë hapur llogari bankare për të ndihmuar ukrainasit. Faleminderit!”
Thank you to all our European friends who support Ukraine and Ukrainians with all their hearts and want to help us! Accounts have been opened in national banks of several countries for #donations to help Ukrainians. Thank you! pic.twitter.com/t5FnFezD5l
— Klitschko (@Klitschko) February 28, 2022