Memelli para Vllaznisë: Nuk dorëzohem kurrë

Skënderbeu i fundit në tabelë, pret Vllazninë në duelin jetik për fatet e tij në kampionat. Trajneri Migen Memelli duke kultivuar dëshirën për tri pikë nesër, beson se do arrijë të mbajë gjallë shpresat për shpëtimin sezonal.

Para Vllaznisë, në Konferencë për shtyp, pogradecari thotë se ai është i fundit që mund të dorëzohet te Skënderbeu duke lënë të kuptohet se deri në fund të edicionit, do luftojë fort për objektivin e skuadrës.

Memelli:

Ndaj Vllaynisë…

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme në këtë pikë të sezonit, ku më tepër se kurrë na duhen pikët se loja e mirë. Besoj se qëllimi kryesor për ne kur të hymë në fushën e lojës është marrja e pikëve maksimale. Edhe në kushtet që kemi mungesa sepse si staf transferojmë një klimë pozitive edhe tek ata lojtarë që u jepet mundësia për tu futur në fushën e lojës.”

Besoni te shpëtimi ?

“Duhet t’i marrim ndeshje një pas një , gjëja e fundit që mund të mendoj është rrëzimi. E them me bindje se kur të plotësohet klubi, do ta shikoni sesa solide do jetë skuadra dhe çfarë rezultatesh do kemi. Në këtë pikë mendoj se është momenti që të japim maksimumin. Jemi të ndërgjegjshëm që situata duhet të përmirësohet për të pasur një rritje psikologjike në javët në vazhdim.”

Janë mirë psikologjikisht lojtarët, e përballojnë dot?

“Nëse bëjmë një rezultat mirë nesër, që është fitorja, pa diskutim mendoj që ana psikologjike do rritet. Pastaj gjendja e skuadrës do të jetë më e mirë dhe duke përballuar javët në vazhdim. Janë shumë javë për tu luajtur dhe çdo javë është e rëndësishme. Duke pasur besimin që gjërat do ndryshojnë, mendoj që edhe situata në klub do të ndihmojë.”

Avantazh që Vllaznia është larg titullit kampion?

“Në këtë pikë do tregoja mungesë respekti nëse flisja për Vllazninë. Çdo skuadër ka planet e veta. Mendoj që për nga kultura sportive, jemi dy qytete të përafërta dhe besoj që nesër do të zhvillojmë një ndeshje të pastër dhe shpresojmë të dalim fitues”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!