Devolli: Na pret një betejë e vërtetë

Dinamo- Partizani derbi tjetër i kryeqytetit, luhet nesër në Elbasan Arena për javën e 22-të të Abissnet Superiore. Trajneri Devolli i skuadrës blu në konferencë:

Si vjen Dinamo?-“Kjo javë ka qenë e mirë, kemi punuar dhe kemi qëndruar afër sepse kemi nevojë. Kemi qenë mirë nga ana psikologjike, gjë që është shumë e rëndësishme në një ndeshje të vështirë si kjo kundër Partizanit. Kampionati është bërë shumë i egër, dhe nesër na pret një betejë e vërtetë. Un besoj që jemi gati.”

Apel lojtarëve për për treguar se kush janë-“E kam thënë që ekipi është shumë i mirë. Mua më pëlqen ekipi. Nga ndeshja e parë me Partizanin deri tek ndeshja e Teutën ekipi ka pasur ngritje. Shkojmë në zonë dhe krijojmë raste dhe kjo më bën optimist për të nesërmen.”

Motivimi i lojtarëve?-“Nuk ka ndonjë gjë ekzakte, çunat e dinë vetë pasi janë të përgjegjshëm dhe më bën optimist që do ta kthejmë situatën shumë shpejt. I kemi të gjithë përveç Sofranakut që e kemi me Simonin të dëmtuar. Pjesa tjetër është, por ekipi është 25 veta, por kemi nevojë për të gjithë.”

Dinamo sulmuese?-“Nuk më pëlqen të rri mbrapa, unë jam trajner që dua ta mbajmë topin sa më shumë në zotërim. Duke e bërë këtë kemi vetëm të mira, nesër duam të krijojmë raste dhe gola. Strategjia do jetë mbajtja e topit, presing ndaj kundërshtarit kur ka topin. Këto gjëra do kërkojmë deri në fund të kampionatit.”

Asnjë fitore ndaj Partizanit sivjet…“Shpresojmë të kemi fat nesër dhe të vijë fitorja e parë edhe për mua si trajner, por dhe kundër Partizanit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!