FSHF shpalos strategjinë: “Futbolli për Kombin 2022-25”

Federata Shqiptare e Futbollit prezanton strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, në një event sportiv ndërsa marrin pjesë drejtues të FSHF dhe personalitete të futbollit e jetës publike.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën e tij u shpreh se programi strategjik do të ketë 9 shtylla kryesore:

  1. Zhvillimin e përvojës më të mirë në organizimin e të gjitha aktiviteteve të futbollit në vend
  2. Ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunuese me të gjitha klubet
  3. Dialogimin e vazhdueshëm me institucionet shtetërore dhe shoqatat tona rajonale për të mbështetur realizimin e objektivave strategjikë
  4. Ofrimin e mundësive edukative për trajnerët e klubet për të ruajtur nivelet e larta të cilësisë, infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin
  5. Lidhjen direkte të klubeve profesioniste dhe amatore me FSHF-në dhe nxitjen e tyre për rritjen e numrit të lojtarëve
  6. Standardet e nevojshme për klubet private, për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të marrin përvojën më të mirë të mundshme në futboll
  7. Mundësitë për t’u angazhuar në futboll pavarësisht nga mosha, gjinia,aposituata social-ekonomike
  8. Rritjen e mëtejshme të klubeve anëtare të Federatës së Futbollit”

Eventi në kohë reale:

Video

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!