Longo: Kukësi luan mirë, Shkurtaj super

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, foli sot para mediave lidhur me ndeshjen e nesërme të skuadrës së tij me Kastriotin e Krujës (13:45) në Rrogozhinë.

Longo:

Kastrioti-“Është shumë e rëndësishme që të fitojmë në këtë takim, që të gjejmë vazhdimësinë, të vijojmë me rezultatet pozitive.

Kemi treguar se dimë të luajmë, por ka disa momente që nuk bëjmë lojën tonë kompakte. Bëjmë disa ndeshje të mira radhazi dhe më pas gabojmë në një. Nëse fitojmë në këtë ndeshje, kam besim se do të kemi vazhdimësinë më pas”.

Golat? “Nuk kemi pasur një sulmues si Shkurtaj në pjesën e parë të kampionatit, por tani e kemi dhe tani po e arrin formën e tij. Na janë rikuperuar disa lojtarë dhe kam shumë besim se jemi në rrugën e duhur. Nuk trembem për asgjë”.

“Titulli? Në këtë moment duhet të pyesim Tiranën për titullin. Ne shohim ndeshjen e radhës dhe do provojmë deri në fund për t’i arritur. Mbetet gjithçka e hapur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!