Shqiptarët faktorë në Superligën turke

Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi kthehen në heronjtë e Koniaspor sot në fitoren 2-1 ndaj Bashaksehir në një duel të luajtur në Konia.

Dy lojtarët kuqezinj shënuan nga një gol por fitorja e sotme e dyta në po aq takime mban edhe firmën e shqiptarit të Kosovës Zymer Bytyqi i cili dha asistin e golit të fitores shënuar me kokë nga kavajasi pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Ndërkaq Sokol Cikalleshi (dy gola në dy javë) sulmuesi më në formë i Shqipërisë nuk u ndal aspak për të festuar atë gol të rëndë shënuar ndaj ish skuadrës së tij Bashaksehir. Ky veprim i kushtoi kartonin e verdhë. Te Koniaspor gjëndet edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Erdon Daci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!