Trajneri Gjoka: Një ditë do drejtoj Tiranën

Në një lidhje telefonike me ‘Rubrika Sportive’ në Radio Tirana, trajneri më i ri kampion në rajon Ernest Gjoka (Shkëndija Tetovë), ka folur lidhur me trofeun, cilësitë dhe ndjesitë. Dha një obsion të ndërthurur me dëshirën për të drejtuar një ditë Tiranën.

Titulli si kampion në Maqedoni të Veriut…si u ndjetë?

“Janë të mirëpritur trofetë aq më tepër që ky erdhi nga jashtë Shqipërisë”

Kontrata?

Për hir të së vërtetës do vijojmë këtë projekt. Ndryshim, ka e kam thënë shpesh që futbolli shqiptar ka më shumë përmirësime në infrastrukturë. Por ka futbollistë cilësorë.

Tiranën peng për ta drejtuar?

Nuk është peng, është rrugës nuk i dihet. Unë tiranas jam dhe nuk i dihet.”

Lojtarë cilësorë vijnë në Superiore…

Lëvizjet e sportistëve janë të mirëpritura. Cilësia e futbollit të Maqedonisë së Veriut vijnë e luajnë në Superiore. Një kampionat me shumë ndryshime. E thashë nuk ka shumë infrastrukturë ,media etj.”

Skuadrat shqiptare në Maqedoni…

Shkupi ka një president me financa të shëndosha që ka rrit nivelin në dy vite ndërsa Struga ka një president ndërtues dhe tenton ta rrisë skuadrën me shpejtësi. Renova ka në krye një biznesmen të njohur në Maqedoni dhe Shqipëri.”

Titulli më i bukur?

Në Kukës, i kam marrë të gjitha si trajner, Titull, Kupë, Superkupë, por ‘qershia mbi tortë’ është titulli me Shkëndijën e Tetovës nga të 5 trofetë e mi pasi e fitova jashtë vendit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!