VAR/ Jareci: Starton me Superkupën e Shqipërisë në gusht

Ekspertët e FIFA-s në trajnim, VAR e merr seriozisht në Shqipëri.

Dizenjatori i gjyqtarëve në Sektorin e Arbitrimit në FSHF dhe njëkohësish personi përgjegjës për të punuar për implementimin e VAR në vendin tonë, Sokol jareci, në një intervistë për RTSH, ka shpjeguar se si po trajnohen trajnerët dhe stafet e rrejtit të ri të VAR në vendin tonë.

Jareci:

“Është hapi i parë i trajtimit të operatorëve, pjesë shumë e rëndësishme e implementimit të VAR. Janë ato persona të cilët do të përcjellin pamjet dhe këndet që do të bëjnë të mundur vendimmarrjen e saktë. Ne kemi vazhduar gjatë gjithë kohës me trajnimin e arbitrave dhe asistentëve. Hapi i radhës do të jetë puna në stadium, trajnim në një ndeshje ku do të testohet sistemi offline, pa ndërhyrë në punën e arbitrit. Kjo është periudha më e vështirë deri në momentin që do të bëhet implemetimi i sistemit VAR që mendohet se do të jetë Superkupa e Shqipërisë gjatë gushtit.

Sistem VAR nuk zgjidh problematikën e arbitrimit, minimizon gabimet, por gjithmonë do të ketë problematika, sepse janë njerëzit ata që përdorin sistemin VAR. Janë po ata të cilët një javë më parë apo një javë më mbrapa  kanë qenë në fushë me bilbil dhe një ditë pastaj marrin vendimit nga ana e ekranit. VAR është goxha i kushtueshëm, por çdo gjë që bëhet për të mirën e futbollit, kostot kalojnë në plan të dytë.

Vendimet e diskutueshme? Polemikat janë me tepër nëpër studio por vazhdoj të them që gabimet nuk kanë qenë ato që kanë vendosur. Ka pasur disa gabime që kanë qenë të dukshme, por të tjerat janë të diskutuara në studio më shumë. Por ne si Sektor Arbitrimi vazhdojmë të themi se nuk kemi dorë akoma në vendosjen e rezultateve. Pra gabimet do të jenë javë pas jave, por shpresoj deri në fund të kampionatit që arbitrat të mos jenë protagonistët në vendosjen e rezultateve dhe marrjen e trofeve”, Jareci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!