Përplasja e frikshme, Patricio ia del…

Portieri 33 vjeçar nga Portugalia, në sezonin e tretë te Uolves, Riu Patricio,u godit fort në kokë nga shoku i tij i ekipit Coady, duke rezultuar përplasje me permasa të frikshme aq sa porteri i kombëtares luzitane, humbi ndjenjat.

Menjëherë u krye zevendësimi (sipas rregulores së re në raste të tilla lejohet në Premier) dhe portieri u dërgua me urgjencë në spital.

Sot, trajneri i Wolverhampton, Nuno Espirito Santo flet për Rui Patricion pas dëmtimit të tij të keq në sfiden kundër Liverpul.

Ne patëm një përditësim nga mjekët. Ai është mirë dhe është i vetëdijshëm. Flet dhe kujton se çfarë ndodhi. Ne duhet të marrim masa paraprake por gjithsesi ai është mirë. Ishte një përplasje me gju e Coady, një goditje e madhe në kokë. Por ai duket se është mirë “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!