Di Maria, i terrorizohet familja

Hajdudët futën në shtëpi dhe terrorizojnë gruan dhe dy vajzat e Di Marias.

Një situatë e pazakontë për Angel Di Maria. Gati absurde për një jetë familjare në mes të Parisit. Familja e një futbollisti merret peng.

Minuta dhe orë të tmerrshme për lojtarin që shpërtheu në lot dhe u largua me shpejtësi nga stadiumi sapo ka marrë vesh lajmin ndërsa po luhej PSG-Nantë.

Argjentinasi ka nxituar për të shkuar në shtëpinë e tij e për të ndjekur nga afër situatën e pengmarrjes, duke shpresuar që gjithçka të zgjidhej pa probleme.

Edhe pas humbjes 2-1 të PSG, trajneri Poçetino pranoi se pas asaj që ka mësuar ai së bashku me skuadrën kanë menduar vetëm për situatën e Marias duke e kaluar rezultatin e ndeshjes 1-2 në plan të dytë.

Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur mesfushori u zëvendësua me urdhër të drejtorit Leonardo i cili ia kërkoi me telefon Poçetinos.

Jo vetëm Di Maria: një bandë hajdutësh ka hyrë gjithashtu në shtëpinë e prindërve të Markuinjos raportohet nga RMC Sport. Një ngjarje e ngjashme ndodhi muajin e kaluar në shtëpinë e Ikardit, përsëri gjatë një ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!