Goxhaj një ‘azer’ te Gabala
Jurgen Goxhaj u pezullua nga Bylis pas një episodi jo sportiv në takimin e vajtjes në Kupë me Tiranën por kjo situatë duket se ka shkuar në favor të durrsakut.
Mësohet se mbrojtësi ia ka dalë të firmosë në Azrebajxhan me Gabalën, njri nga ekipet më të mëdha të vitëve të fundit në shtetin e largët.
Dje Goxha udhëtoi drejt Azerbajxhanit dhe sot, pasi kreu vizitat mjekësore, hodhi firmën në kontratë. Një arritje goxha e madhe për lojtarin i cili pritet të fitojë rreth 100 mijë euro në kontratën një vjeçare..