Halili: ‘Kemi plotësuar kriteret për Europën, titullin me tifozë’

Presidenti i Tiranës, Refik Halili e pati më të lehtë nga të gjithë për të dhënë dakortësinë për rifillimin e kampionatit të 81- kombëtar të futbollit.
Skuadra e tij Tirana, udhëheq me 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt duke qënë shumë pranë realizimit të objektivit sezonal.

Ndërkaq, pas mbledhjes Presidentë- FSHF, kreu i bardhebluve, shprehet optimist për festën eventuale. Gjithnjë nëse do laurohen kampionë. Beson në rikthimin e tizozëve në shkallë. Festën e do me ta…’Kemi përmbushur kriteretpër liçencimin’-Halili.

100 vjetori dhe titulli?

“Për titullin edhe të flasim, port ë flasim më vonë. Ne jemi mara dhe do të  marshojmë. Sa i përket festës është prishur çështja e tifozerisë, kur të filloj kampionati do mendojnë. Unë kam shpresa të rikthemi i tifozëave, ne do gjejmë një formë për të festuar”.

Lojtarë që nuk duan të luajnë? 

Ne kemi fat që të gjithë janë në Tiranë dhe të huajt. Nuk ka, s’është njeri që nuk do të luaj, do gjejmë gjuhën dhe do jemi gati”.

Liçencimi? 

Tre kritere që ka Fedrerat dhe UEFA ne i kemi plotësuar. Përfitoj nga rasti që klubi ka bërë punë të mirë së bashku me stafin e Federatës. Si dokumentacion është gati dhe marrëveshjen e kemi arritur me tatimet”- tha Halili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!