Redon Xhixha i pari në … ‘terren’

Nuk dihet nëse është politikë e klubit por sot në kompleksin ‘Laçi’, futbollistë të caktuar janë parë të ushtrohen për disa minuta.

Kurbinasit u ndalën nga ‘pandemia’ duke u pozicionuar në vend të tretë provizor, ndaj mendësitë për të ruajtur këtë renditje, edhe kur duhet të luhen 10 javët e mbetura, mbeten prezente.

Më herët stafi teknik me Cungun në krye, patën shpërndarë te futbollistët programin e reduktuar të përshtatshëm me kushtet e shtëpisë.

Pati nga ata lojtarë si Fangaj, Xhixha, Trokthi e ndonjë tjetër, të cilët shfrytëzuan ‘ofiqet’ shtëpiake për të rezultuar më të lirë në hapsirat përkatëse.

Sot Redon Xhixha nën drejtimin e ndihmës trajnerit Klevis Hima, u ushtrua për disa minuta. Një sinjal i qartë se te Laçi po mendojnë të rikthehen në seancë… (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!