Kalendari: Seria A në verë përfundon…
● Kampionati parashikohet të rinisë më 3 qershor dhe do të përfundojë më 12 korrik. Federata italiane ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve të mbetura… gjithnjë në vartësi të zhvillimeve të pandemisë…
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur ta përfundojë me çdo kusht Serinë A (duke e menduar të fituar luftën me pandeminë e koronavirusit). Fjalët e kësaj të mërkure të presidentit të FIGC-ut Gabriele Gravina, paraqesin paksa ndjenjën e të gjithë futbollit evropian.
Edhe pse është e vështirë të bësh datat në mes të një pandemie, një hipotezë kalendarike parashikon, se Seria A do të fillonte më 3 qershor, me ndeshje në mesjavë dhe fundjavë, për të përfunduar më 12 korrik.
Mbetet për t’u përcaktuar datat e 4 ndeshjeve të javës së 25-të që nuk u luajtën: Verona-Kaljari, Atalanta-Sasuolo, Inter-Sampdoria dhe Torino-Parma, që mendohet të zhvillohen më 31 maj.