E rrallë/ Tifozët rumunë, ‘shopping’ për të moshuarit…
Nismë fantastike nga fansat e skuadrës së Poli Timisoara në Rumani.
Ata u thonë pleqve të qytetit të mos largohen nga shtëpia e tyre gjatë periudhës së qëndrimit në karantinë për shkak të Koronavirusit.
Sipas asaj që raportohet nga Rumania, fansat në moshë të re, kanë premtuar të ofrojnë sherbime ekstra e cila konsiston në bërjen e pazarit apo aksesimëve të tjera si ato në farmaci, shtypit etj.
E gjitha kjo, për t’ju krijuar imunitet brezit të moshës së tretë aq të rrezikuar në këtë Pademi globale.
Në formularin që inisiatorët kanë bërë gati, kërkohet numri i telefonit për çdo rast…