E veçantë, Tirana nis ‘vallen’
Klubi bardheblu ka publikuar një video të veçantë në profilin e tij në Facebook’.
Disa orë përpara se të luajë ndeshjen e sezonit me Partizanin, drejtuesit bardheblu, kanë ftuar lojtarë të caktuar të skicojnë fraza e të bëjnë thirrje për mbështetje.
“Ky është qyteti ynë, të premten ju presim“, këto janë frazat thelbësore në filimin bardheblu të inicuar e menduar nga organizatorët.
Ndërkaq, pas publikimit të biletave, qarkorës për tifozët, videos promovuese, klubi 24 herë kampion i vendit, po mendon edhe për koreografinë e ditës së nesërme.
Burime nga inisiatorët, thonë se kryeqyetatsit, kanë të tjera surpriza në ‘duar’.