Dede debuton te Bylis, Tirana koha për të ikur nga shenja ‘x’
Bylis- AF Elbasani do të jetë ndeshja e parafundit e javës së 7-të Abissnet Superiore. Sfida mes dy skuadrave që u ngjitën sezonin e kaluar në elitë në përballjen e parë nga 4 që parashikon kalendari gjatë këtij edicioni.
Do të nisë në 16:00 teksa në “Adush Muça” do të jetë një skuadër vendase e cila do të njohë debutimin e trajnerit Nevil Dede. Në anën tjetër verdheblutë e trajnerit italian Roberto Bordin janë të etur për pikë. Dy barazimet e fundit me Tiranën dhe Egnatian e kanë spsotuar AF Elbasanin në vendin e 6-të me nëntë pikë.
Ndërkaq në orën 19:00 Tirana- Skënderbeu mbyll llogaritë e kësaj jave. Si kurrë më parë ekipi më i titulluar në vend, Tirana, ka 6 barazime në po aq takime. Sot sfida me korçarët në ‘Air Albania’ shihet si ‘shtegu’ i duhur për të thyer këtë monotoni barazimesh.
Korçarët pas fitores me Laçin janë vendosur një pikë mbi bardheblutë por që gjithësesi ndihen të kërcënuar nga fundi.
Java e 7-të:
Bylis- AF Elbasani 16:00
Tirana-Skënderbeu 19:00