Supersfida e javës së 7-të, Egnatia me mungesa, Partizani largon Zguron

Që në fillim të javës së 7-të, një superduel sot në Rrogozhinë. Egnatia- Partizani 16:00.

Takimi do të nisë në orën 16:00 teksa ndryshe nga sfidat e fundit, të dyja skuadrat kanë probleme në organikë. Sidomos vendasit pasi Edlir Tetova nuk ka në dispozicion mbrojtësit Xhemajli, Dylis dhe Fangaj për shkak dëmtimi, ndërsa në pikëpyetje gjëndët edhe sulmuesi Bakajoko.

Në kahun tjetër Partizani i Vesleinovç do të ketë probleme me linjën e majtë pasi veç mbrojtësit Buxhelaj do t’i mungojë edhe Zguro. Lajmi i sotëm lidhet pikërisht me pogradecarin i cili është pezulluar nga klubi.

Pikëpyetje ka edhe për një vend mes Gjelbrim Taipit e Kotes me këtë të fundit që rritet në bonus pas deklaratës së serbit për performancën e shkëlqyer në ndeshjen e fundit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!