Varane vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur

Rafael Varane merr vëmendjen mediatike të ditës. Francezi 31 vjeçar i paraprin lamtumirës në futbollite luajtur.

Mbrojtësi pasi la Junatid për Komon në Serie A, ka njohur në karrierë shumë dëmtime, i fundit (gju) ndaj vendimi për të lënë futbollin duket se e ka pikërisht këtë pikënisje.

Ish-mbrojtësi i Lens, Real Madrid dhe Mançester Utd, vetëm 31 vjeç, ka fituar 3 La Liga, 4 Champions League, 3 Superkupa UEFA dhe 4 Kupa të Botës për Klube në karrierën e tij krahas Botërorit 2018 me Francën.

“Të gjitha gjërat e bukura duhet të marrin fund. Në karrierën time kam marrë përsipër shumë sfida, rast pas rasti, pothuajse të gjitha supozohej të ishin të pamundura. Emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin një jetë.

Duke reflektuar mbi këto momente, është me krenari të pamasë dhe një ndjenjë përmbushjeje që po shpall tërheqjen time nga loja që të gjithë e duam. Kështu, një jetë e re fillon jashtë fushës. Unë do të qëndroj te Komo. Vetëm pa përdorur këpucët e dhe mbrojtëset e këmbëve. Diçka për të cilën mezi pres të ndaj së shpejti”, shkroi Varane në Instagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!