Sarri/ Pronarët e rinj e duan te Everton
Lajm i bujshëm i raportuar nga ‘Corriere dello Sport’ në lidhje me të ardhmen e trajnerit 64 vjeçar Mauricio Sarri.
Dy ditë pas njoftimit për blerjen e Evertonit, Friedkins kanë nisur kërkimin për një trajner të ri për të zëvendësuar Sean Mark Dyche, një trajner që ka fituar vetëm një pikë në pesë ndeshjet e para të Premier League dhe të cilit i skadon kontrata.
I vlerësuar disa herë vitet e fundit për të marrë Romën, ish-trajneri i Lacios është një ide konkrete e pronarëve të rijn për Toffees dhe mund ta gjejë veten në Premier League më shumë se pesë vjet pas përfundimit të aventurës së tij te Çelsi në Londër.