Reali i afrohet me një pikë Barçës, Alaves provoi në fund
Real Madrid në ndeshjen e 300 të Ançelotit me Los Blancos, merr tri pikë ndaj Alaves i cili në fund gati sa nuk shastisi ‘Bernabeun’.
Në këtë ndeshje të javë së 7 -të të La Liga-s, mbretërorët po udhëhiqnin 3-0 me golat e Luaks Vaskez, Mbape ( lojtari i ndeshjes) dhe Rodrigos por në harkun e dy minutave baskët shënojnë dy herë në fund duke mbajtur në ankth vendasit.
Po sot, Sevilja fitoi 2-1 me Vajadolid ndërsa Valencia luajti pa gola me Osasunën. Barcelona kryesuse zbret nesër në fushë teksa pret Getafen por dhe Zhirona- Vajekano./Sportiim.al/