Flamurtari për fitoren e radhës, Kukësi me forca të reja në Tropojë

Do të mbyllet sot me dy ndeshjet e orës 16:00 java e 5-të në Kategori të Parë. Në fushë, Flamurtari-Apolonia dhe Valbona Kukësi. Në fakt të dyja sfidat i ngjanë derbeve rajonalë teksa pritshmëritë për këto përballje janë të larta.

Në stadiumin ‘Flamurtari’ vendasit e Agostinelit pritet të kërkojnë pikët maksimale në mënyrë që të afrohen me Besën kryesuese e cila u ndal dje në Lushnje 0-0. Po ashtu fierakët pas dështimit në “Loni Papuçiu” javën e kaluar me Lushnjën (0-1) kërkojnë kthesën.

Duel i gjithi misterioz ai që do të luhet në Tropojë. Vendasit kanë 4 pikë në 4 ndeshje dhe kanë mbledhur një pikë më shumë se fqinjët e teknikut Çela. Verilindorët kanë rikthyer së fundi futbollistët Redon Dragoshi, Geri Selita dhe Franci Lala duke rritur cilësinë./Sportiim.al/

Kategoria e Parë, java e 5:

16:00

Flamurtari- Apolonia

Valbona- Kukësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!