Reali shfaqet spektakolar ndaj Espanjol, golat në…fund
Real Madrid fiton në poker kundër Espanjolit në raundin e gjashtë të La Liga. Los Blancos fituan 4-1 në ‘Santiago Bernabeu’ falë golave të Dani Karvajal në minutën e 58-të, Rodrigo në minutën e 75-të, Vinicius në minutën e 78-të dhe Mbape me penallti në minutën e 90-të.
Dhe të mendosh që pas një pjese pa gola, autogoli i Kurtua në minutën e 54-të i kishte kaluar katalanasit me Kumbullën në fushë në avantazh.
La Liga, sot ndeshjet e javës së 6:
Vajadolid – Real Sociedad 0-0
Osasuna – Las Palmas 2-1
Valencia – Zhirona 2-0
Real Madrid – Espanjol 4-1