Skënderbeu-Laçi, vendos “Koçi”

Abissnet Superiore, Java 6:
Skënderbeu – Laçi 2-1 (Vaskez 20′, Bismark 78’/ Traore 70′)

Skënderbeu – Laçi ishte sfida hapëse e javës së gjashtë Abissnet Superiore. Kurbinasit e Armando Cungut nuk dalin nga kriza teksa dhe Skënderbeu i mposht me ndihmën e… Andi Koçit.

Sfida nisi më mirë për vendasit që shkuan te goli në minutën e 20′-të pas rrëmujës në zonë dhe gjuajtjes së saktë të Vaskez.

Kurbinasit reagojnë ppr pamundur të shënojnë shpejt. Në të dytën Traore riktheu baraspeshën në një gol europian.

Sakaq, një episod i dyshimtë vendosi fatet e sfidës me Andi Koçin që merr gjithë kohën e nevojshme për të akorduar një penallti inekzistente.

Gardiani i kurbinasve kthehet sërish në hero duke pritur gjuajtjen e Juri por një top i kthyer dërgohet në rrjetë nga Bismark për të firmosur një 3-pikësh në favor të korçarëve.

Kështu, Laçi mbetet sërish në fund të klasifikimit me vetëm 3 pikë, ndërsa vendasit e Skënderbeut ngjiten në vendin e gjashtë me 7 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!