Pioli e nis me triumf, Al Nasr kalon ekipin e Zherard
Stefano Pioli pas largimit nga Milan u sistemua te Al Nasr me të cilin debutoi sot në javën e katërt të kampionatit të Arabisë Saudite. Menjëherë trajneri italian lë gjurmë pasi skuadra e tij fitoi pastër në transfertë me Al Etifaq me shifrat 0-3.
Fillimisht Ronaldo me penallti (33′) më pas Salem (56′) dhe në fund Taliska (70′) vulosën triumfin e të verdhëve arabë.
Pas kësaj jave Al Nasr ngjitet në vendin e 4 me një pikë larg kreut që mbahet nga Al Hilal dhe Al Itihad (9 pikë) me ndeshjen mes tyre nesër në orën 20:00. Nëntë pikë ka edhe Al Etifaq në krye të të cilit qëndron si trajner legjenda angleze Stiven Zherard./Sportiim.al/