Juriç merr vendin e De Rosit te Roma
Tani është zyrtare: Ivan Juriç (49) është trajneri i ri i Romës dhe zë vendin e të shkarkuarit Daniele De Rosi.
Ish trajneri i Xhenovas, Veronës dhe Torinos nënshkruan një kontratë njëvjeçare deri në qershor 2025, teksa nuk përjashtohet opsioni për një tjetër edicion.
“AS Roma njofton se Ivan Juric është menaxheri i ri teknik i ekipit të parë, deri më 30 qershor 2025. Punë të mbarë, Ivan!”, thuhet në deklaratën e klubit romak.