Itali/ Shuhet një legjendë
Futbolli dhe Italia në zi për Salvatore Skilaçin. Ish-futbollisti i Kombëtares italiane ka ndërruar jetë në spitalin Civic në Palermo ku ishte shtruar në spital.
‘Toto’ Skilaçi një palermitan i thekur kishte bërë emër me skuadrën e Mesinës, për të kaluar te Juventusi në vitin 1989. Në 30 ndeshje me bardhezinjtë ai shënoi 15 gola çka i dhanë shtysë për ftesën me përfaqësuesen në Botërorin e vitit 1990 që organizohej nga Italia.
Skilaçi u shndërrua shpejt në idhullin e ‘Axurëve’ ndërsa në këtë fazë finale Botërori ‘Italia 1990’, shënoi 6 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë.
Pas ditëve në të cilat ai mbajti pezull një komb të tërë, mes buletineve shëndetësorë të luhatshme, kanceri i zorrës së trashë, për të cilin ishte operuar dy herë, ishte fatal për 59 vjeçarin. Ai la pas tre fëmijë, Xhesika, Matia dhe Nikole. Edhe FIGC, UEFA e shumë klube nga mbarë bota kanë reaguar këtë lajm të trishtë.