Tragjike/ Tifozi i Liverpul humb jetën në Milano
Milan- Liverpul (sot ora 21:00) për sfidën e Ligës së Kampionëve përndiqet nga një ngjarje fatale. Një tifoz i anglezëve humb jetën në rrugët e Italisë.
Tifozi, i cili erdhi në Itali për të ndjekur ndeshjen mes Milanit dhe Liverpul-it, kishte zbarkuar së fundmi në aeroportin Orio al Serio, duke u ngjitur mbi një nga gardhet që ndan aeroportin me autostradën, u përplas nga një makinë. Lajmi u raportua nga Sportmediaset.