Pioli drejt Al Nasr, arabët nuk i bind Kastro
Stefano Pioli drejt Arabisë Saudite. Ish trajneri i Milan i cili u shkarkua para se Fonseka të merrte timonin e ‘Djallit’ është shumë pranë Al Nasr në RSL arabe ku ka futbollistë si Ronaldo, Laporte, Sadio Mane, Taliska etj
Ecuria jo bindëse e Al Nasr, ndërsa së fundi barazoi në shtëpi 1-1 me Al Ahli, ka rritur shanset e shkakimit të teknikut aktual Luis Kastro.
Në fakt, Pioli vijon të paguhet nga Milan (kontrata deri në 2025) por nëse gjërat finalizohen te arabët, atëherë edhe ish klubi i tij do të ndihej i çliruar.
Mbetet për t’u parë se si do të ecin gjërat për 58 vjeçarin nga Parma.